Skip to main content
Τρόφιμα που πρέπει να αποφεύγετε

Ushqimet që duhen shmangur

Ndërsa fëmija juaj rritet, zakonisht ju pëlqen kur provon ushqim nga pjata jote. Padyshim që do të keni dyshimet tuaja nëse fëmija juaj duhet të provojë diçka të orfuar nga gjyshi apo gjyshja. Sidoqoftë, ti sërish dëshiron t’i ofrosh fëmijës tënd një gamë të gjerë ushqimesh,  për kënaqësi dhe ushqim më të mirë. Por a janë të gjitha ushqimet të sigurta për fëmijët? Sigurisht jo. Qoftë për shmangien e rrezikut të mbytjes apo reaksioneve alergjike të ushqimeve, këshillohet të jeni në linjë me ushqimet që do të lexoni në këtë artikull. Në këtë mënyrë do t’ia dilni të menaxhoni rreziqet që mund edhe të kërcënojnë jetën e bebes  apo thjesht të mërzitin rutinën e familjes për disa ditë.

Ndërsa fëmija rritet, kufizimet e përgjithshme reduktohen. Pas viti të 5-të, ju duhet të vijoni të jepni të njëjtën vëmendje ndaj ndjeshmërivë e reaksioneve alergjike të përjetuara nga fëmijët në vitet e mëparshme të jetës. Le të shohim për se duhet të kemi kujdes në çdo stad.

12-24 muajsh

Yndyrna të ulëta ose qumësht i skremuar: fëmija juaj ka nevojë për yndyrnat dhe kaloritë e qumështit të plotë për formimin dhe zhvillimin normal. Pas vitit të dytë të jetës, mund të nisni t’i jepni qumësht me pak yndyrna, kos ose djath, nëse ka një arsye specifike, siç janë pesha  e tepërt apo nevoja për të reduktuar marrjen e yndyrnave të ngopura.
Copa të mëdha dhe të trasha ushqimi: copat e ushqimit në madhësinë e bizeleve janë të sigurta, përderisa ato nuk mund të ngecen në fytin e fëmijës suaj. Perimet, siç janë karrotat, bishtajoret dhe ushqime të ngjashme duhet të priten në copëza të vogla. Duhet të bëni të njëjtën gjë me frutat, si rrushin, copat e pjeprit, qershitë të cilat duhet të priten në copëza përpara se t’i jepen fëmijës.
Ushqime të vogla dhe të forta: bajamet, arrat, kokoshkat, karamelet madje dhe stafidhet apo fruta të tjera të thata duhet të shmangen pasi fëmija mund të mbytet me to.
Këshilla të tjera: mos e lejo fëmijën të ushqehet kur nuk mund ta supervizosh (psh në makinë).

24-36 muajsh

Rreziku i mbytjes: në këtë moshë fëmija mund të hajë shumë më mirë. Nuk i pëlqen më ushqimet e shtypura, ndërsa përpiqet të shijojë gjithmonë ushqime të reja që ju konsumoni. Duhet që ende të shmangni ushqimet me rrezik të lartë në moshën 12-24 muajsh dhe duhet të përpiqeni të bëni dallim të qartë mes kohës së ngrënies dhe asaj të lojës. Kështu  fëmija do të mësojë të përtypet dhe të gëlltitet më mirë.

Mbi 3 vjeç

Rrezik mbytjeje: Pas vitit të tretë të jetës, fëmija juaj do të nisë të garojë gjatë vakteve. Përpiqet të hajë shpejt ose më shumë dhe përpiqet të imitojë të tjerët, veçanërisht  prindërit e tij. Si rezultat shpesh mund të mos e përtypë ushqimin. Kështu përpiqu ta dekurajoni këtë sjellje dhe shmangni servirjen e ushqimit ndërsa shikoni televizor apo bëni diçka tjetër që ndërpret vëmendjen e tij.
Ushqimet alergjike: shumica e fëmijëve nuk kanë reaksione alergjike pas vitit të parë të jetës.
Shenjat e reaksioneve alergjike: shenjat fillestare të reaksioneve alergjike përfshijnë vjelljen, diarrenë, djersitjen e tepërt, dhimbje të barkut, gazra të shumta, kruarje, frymëmarrje e shpeshtë etj. Shenjat e para shfaqen pak orë pas ngrënies së ushqimit. Në këto raste, kontaktoni menjëherë pediatrin. Reaksionet alergjike shpesh shpejtohen dhe bëhen shumë të forta në hark të shkurtër kohor. 


Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.