
Kujdes me racionet – parandaloni obezitetin
Obeziteti tek fëmijët është mjaft i lartë. Sipas një studimi të Institutit Grek të Ushqimit, 1 në 3 fëmijë është mbipeshë dhe 1 në 5 është obez. Efektet e mbipeshës në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës e në vijim kur të rritet janë tejet serioze.
Një arsye për obezitet është edhe madhësia e racioneve, i cili ka tendencë të rritet. Një fëmijë ka nevojë të konsumojë të gjitha llojet e ushqimeve të konsumuara nga një i rritur. Varieteti është kusht për marrjen e duhur të të gjithë ushqyesve të domosdoshëm për rritjen dhe formimin e duhur. Sasitë gjithsesi ndryshojnë dhe mun të jenë pak më të vogla. Shumë prindër shërbejnë racionet e fëmijëve njësoj me ato të të rriturve dhe ndihen mirë vetëm kur pjata e tyre boshatiset.
Përcaktimi i racionit për një fëmijë
Sasia e duhur për një fëmijë të moshës 2-3 vjeç është përafërsisht sa gjysma e racionit të një të rrituri. Në udhëzimet e fundit dietike, një rregull i përgjithshëm – që mund të mos jetë shumë i saktë, por mund të tregojë madhësinë e përafërt të racionit – është që një racion fëmije përcaktohet i barabartë në volum me pëllëmbën e fëmijës. Kështy nëse vakti përmban 1 racion mish, 2 racione perime dhe 1 racion bukë, ato mund të maten me lehtësi. Për shembull një fetë buke për fëmijë është rreth gjysma e fetës të të rriturve.
Ushqimet që fëmijët kanë nevojë
Shumica e fëmijëve të moshës 2-3 vjeç kanë nevojë për marrjen e 1000 – 1200 kalorish në ditë. Ato duhet të shpërndahen siç duhet gjatë ditës, në mënyrë që fëmija të marrë të gjithë ushqyesit makro dhe mikro që ka nevojë.
• Grupi i drithërave: 3-4 racione në ditë, përkatësisht: 1-2 feta bukë për fëmijët, ½ kupë oriz i gatuar dhe ½ - 1 kupë drithëra. Rekomandohet që të paktën gjysma e ushqimeve të përmenduara të jenë drithëra integrale.
• Grupi i perimeve: 1- 1 ½ kupë me perime të gjalla ose të gatuara. Lejoni fëmijët të zgjedhin perimet që kanë qejf. Përpiquni t’i prisni në forma që mund të tërheqin vëmendjen.
• Grupi i frutave: 1-2 fruta në ditë është sasia minimale e kërkuar. Më së shumti, përveç këtyre mund të ofroni edhe lëng natyral frutash, por jo më shumë se 150ml.
• Grupi i produkteve të bulmetit: 2-2 ½ kupa qumështi, të ndarë gjatë ditës. Për mosha specifike rekomandohet vetëm qumështi me yndyrna të plota.
• Grupi i mishit dhe bishtajoreve: 2-3 racione të vogla në ditë. Një racion mund të mbulohet nga: 1 vezë, 30 gr mish, pulë ose peshk ose ½ kupë me bishtajore.
• Grupi i yndyrnave: në Greqi rekomandohet vaji i ullirit. 3 lugë çaji në ditë konsiderohet e përshtatshme.
Çfarë të bëjmë më snack dhe ëmbëlsirat
Snacks për fëmijët janë të domosdoshme mes vakteve. Stomaku i fëmijëve është i vogël dhe shpesh nuk mund të menaxhojë vakte të mëdha. Kështu snacks shërbejnë për të plotësuar nevojat e tyre. Embëlsirat janë sigurisht të dëshiruara. Gjithsesi, sigurohu që të mos jenë të pranishme çdo ditë. Bëni zgjedhje të shëndetshme dhe ofroni sasi të vogla.
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.