Skip to main content
Πρέπει τα παιδιά να καταναλώνουν ψάρια;

Duhet të hanë fëmijët peshk?

Peshku është ushqim me shumë vlera ushqyese, si në fakt dhe në mendjen e konsumatorëve. Është burim i lartë i proteinave të vlefshme biologjike dhe acideve yndyrore omega-3. Acidet yndyrore omega-3 quhen gjithashtu acidet kryesore yndyrore dhe marrja e duhur nga foshnjat e fëmijët lidhet me zhvillimin e trurit dhe rritjen, si dhe me një sërë efektesh përfituese në trupin e njeriut i cili kontribuon në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike. 

Metalet e rënda dhe si rriten ato tek peshku

Në kontrast, informacioni nga testet për peshkun hedhin hije mbi të si një opsion për grupmoshat e ndjeshme siç janë bebet, fëmijët dhe gratë shtatzana. Informacioni tregon që peshku përmban nivele të larta të metaleve të rënda siç janë plumbi dhe mërkuri. Përqëndrimi i metaleve të rënda tek peshqit mund të rritet pasi peshqit i përthithin ato nga mjedisi dhe dieta e tyre. Përderisa metalet e rënda mund të vihen re pothuajse në të gjitha llojet e peshqve si dhe në ushqime të tjera, janë përcaktuar nivelet maksimale të duhura për konsum për gjithë popullatën; kur këto nivele nuk tejkalohen, ushqimet janë të sigurta për konsum.

Çfarë mund  të shkaktojnë ato në trupin e fëmijës?

Metalet e rënda veprojnë si neurotoksina dhe ndikojnë funksionin e trurit dhe sistemit nervor. Për më tëpër ato akumulohen në trup dhe nuk nxirren jashtë apo nuk përpunohen për disa vite. Në të njëjtën kohë trupat e bebeve dhe fëmijëve janë më të ndjeshëm, pasi janë në përiudhën e formimit dhe për shkak të peshës ulët.

Cilët peshq kanë nivelet më të larta?

Nivelet më të larta të metaleve të rënda gjenden kryesisht në peshqit e mëdhenj. Sipas studimeve të organizmave greke, siç janë Instituti Grek i Ushqimit si dhe Departamenti Amerikan i Bujqësisë, salmon, tuna, peshku shpatë, makarelët e mëdhenj (kryesisht të oqeanit Atlantik) dhe përgjithësisht  peshqit e mëdhenj duhet të shmangen. Në vend të tyre përzgjidhni peshq më të vegjël ose prodhime të tjera deti.  


Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.