Skip to main content
Κίνδυνος πνιγμού στα παιδιά. Μάθετε πώς να τον αποφύγετε

Rreziku i mbytjes tek fëmijët – mësoni si ta shmangni

Bllokimet në traktin respirator në sistemin respirator të fëmijëve nuk janë të rralla. Është një aksident që mund të ndodhë e të kalohet nëse jeni i qetë dhe sigurisht i informuar. Fëmijët deri në 3 vjeç janë në rrezik më të madh, përderisa në këtë moshë ata kanë tendencën për të futur në gojë gjithçka.

Çfarë të bëni për ta shmangur

Përpiquni ta mbani të pastër  çdo ditë zonën ku fëmija kalon pjesën më të madhe të kohës; veçanërisht ndërsa janë në moshën kur nuk ecin ende. Ka disa raportime për mbytje tek fëmijët që ende nuk ecin, por vetëm zvarriten. Prindërit nuk kanë menduar ende që ata duhet të venë mënjanë gjëra të ndryshme dhe ushqime e t’i heqin nga pikat ku fëmija mund t’i arrijë edhe pse nuk ecën.
Në të njëjtën kohë ju duhet t’i jepni fëmijës vetëm gjëra të përshtatshme për moshën e tij. Ashtu si lodrat që tregojnë për moshën që mund të përdoren dhe shprehin qartë që përdorimi nga fëmijë më të vegjël është i ndaluar, të njëtën gjë duhet të bëni me ushqimin. Zgjidh ushqimin e duhur dhe gjithmonë mbani fëmijën ulur kur e ushqeni dhe përpiqu ta kujtosh që gjithmonë të marrë copëza të vogla. Së fundi mbani mend që ju duhet gjithmonë të kujdeseni për fëmijën gjatë vakteve edhe nëse është një vakt i vogël.

Çfarë ushqimesh të shmangni

Shmangni dhënien e ushqimeve të mëposhtme fëmijës ose nëse i jepni sigurohu ta kesh nën vëzhgim gjatë gjithë kohës.  Gjithashtu përpiqu t’i mbash këto ushqime në vende ku nuk mund t’i konsumojë dot në kohën kur ju nuk e shikoni. Këto përfshijnë perime të forta siç janë karrotat, ullinjtë me bërthamë, domatet e vogla, arrat, karamelet e forta, lëpirëset, karamelet jelly, kokoshkat, fruta të freskëta të paqëruara si mollë, dardhë etj, rrush dhe qershi me bërthamë, kubikë djathi të fortë dhe copa të mëdha kore buke. 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.