Skip to main content
21h_evdomada

Java 21

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 18-23 cm

Pesha e bebes: 300 gramë

Bebja ka shtuar edhe 100 gramë dhe shumë shpejt do ta ndjesh atë “të ushtrohet në artet marciale”, pasi lëvizjet fillestare po kthehen në shkelmime dhe goditje! Kapakët e syve dhe vetullat janë formuar dhe nëse është vajzë, ka nisur të formohet dhe vagina e saj. Ti mund të ndihesh shumë rehat këto ditë. Nuk je bërë shumë e madhe (do ta kuptosh më vonë për çfarë e kemi fjalën) dhe shqetësimet e zakonshme në fazën më të hershme të shtatzanisë nuk egzistojnë më. Relaksohu dhe shijoje! Sepse tremujori i dytë mund të sjellë disa shqetësime të vogla.

A E DINIT SE?

…ajo puçrra që po shikon në pasqyrë është një shpërthim i aknes, e cila ndodh gjatë shtatzanisë? Mbaj mend se yndyra rritet gjatë kësaj periudhe dhe kjo mund të shkaktojë shfaqjen apo përkeqësimin e akneve. Sigurohu të lash fytyrën mirë me sapun të butë dhe përdor hidratues. Këshillohu me mjekun dhe nëse mundesh apliko ndonjë produkt  për aknet pjesërisht, sepse ka shumë mundësi që të mos lejohesh të marrësh ndonjë mjekim të mundshëm.

Dhe tani le të shkojmë në diçka më të këndshme! Nga satistikat është vënë re që qarkullimi i rritur i gjakut në zonën pelvike stimulon zonën intime, duke krijuar kështu dëshirë të shtuar seksuale! Dhe nuk ndalemi këtu… lubrifikimi i rritur i vaginës për shkak të ndryshimeve hormonale do të të shndërrojë në një makinë dinamike seksi! Pozicioni më i volitshëm në këtë faze është pozicioni “gruaja lart”, pasi parandalon shtypjen e barkut, por edhe ti ke kontrollin e penetrimit në varësi se sa komode ndihesh.

Gjithsesi, mjeku duhet të konfirmojë që mund të vijosh me partnerin tënd kështu sepse ka simptoma që mund të mos të të lejojnë të vijosh dhe të bësh sex, siç janë: rrjedhje e pashpjeguar e vaginës, dhimbje barku, cerviks i zgjeruar apo rrjedhje lëngjesh. Gjithashtu nëse ke patur lindje të tjera prematurë në një shtatzani të mëparshme, mjeku mund të të këshillojë të ndalosh seksin në një periudhe gjatë shtatzanisë dhe të përmbahesh deri në javën e 37-të. Shenja të tjera që ju ndalojnë janë nëse partneri yt ka herpes genital (ose herpes në përgjithësi) apo sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme. Në asnjë mënyrë! Sa më shumë të duash të qëndrosh afër, më mirë qëndro po aq larg!

Ka sigurisht një kategori tjetër grash që nuk duan të dinë fare për stimulimin seksual gjatë shtatzanisë! Në një anë dhimbje të vogla, në anën tjetër fryrje e enjtje (të mos përmendim këtu kilogramët e tepërt) nuk i ndihmojnë ato të ndihen të dëshiruara. Në të kundërt ato nuk ndihen rehat dhe sikletosen përpara partnerit. Por një përqafim,  një puthje dhe një përkëdhelje nga ai, mund të qetësojë stresin emocional dhe të rivendosë intimitetin dhe delikatesën që ata duan mes tyre.

Këshillë

Programoni një ‘largim” romantik… edhe nëse rrini brenda! Tani që jeni vetëm në shtëpi dhe përpara se të vijë bebi, është një shans i mirë për një pushim fizik dhe mendor, për tu relaksuar dhe argëtuar. Në tremujorin e parë kjo nuk ishte e lehtë me gjithë ato përzierje e të vjella (lëre mënjanë rrezikun) dhe nuk do të jetë e lehtë as në tremujorin e tretë, sepse do të ndihesh shumë e rëndë për të shkuar në udhëtim. Kështu?  Merr për dore partnerin dhe kap momentin të jeni…”vetëm ju të dy” për pak kohë qoftë brenda apo jashtë!

Javë të mbarë… Dhe udhëtime të gëzuara!

Burimi

http://www.paidorama.com