Skip to main content
29h_evdomada

Java 29

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  37 cm

Pesha e bebes: 1.15 kilogramë

Një hap para javëve të fundit dhe ardhja e bebit duket gjithnjë e më afër! Muskujt dhe mushkëritë vazhdojnë të maturohen dhe koka e tij rritet për të krijuar vend për zhvillimin e plotë të trurit. Për të përmbushur nevojat ushqyese në rritje, të duhen shumë proteina, vitamina C, acid folik (vitaminë B9) dhe hekur. Dhe për shkak se kockat e tij kanë nevojë për kalcium, sigurohu të pish qumësht, lëng portokalli dhe të hash djath e kos. Gjatë këtij tremujori rreth 250mg kalcium depozitohen çdo ditë në skeletin e bebit!   

A E DINIT SE?

…marrjemendsh që ndien kur shtrihesh në krevat apo kur ngrihesh menjëherë nuk është për shkak të shtatzanisë, por mund të jetë simptomë e “sindromës së tensionit të ulët”? Gjithsesi disa gra vuajnë nga kjo sindromë gjatë shtatzanisë. Kjo ndodh kur shtrihesh me kurriz, sepse shkakton ndryshim në ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut, çka sjell marrje mendsh derisa të ndryshosh pozicion. Mund të vësh re edhe një ndjesi të fikëti, nëse qëndron për shumë kohë ose kur çohesh nga krevati shumë shpejt. Kështu duhet të jeni shumë e kujdesshme në këtë periudhë dhe të mos bëni lëvizje të menjëhershme. Nuk është koha tani… të biesh mbi dysheme!

Disa miq të vjetër - djegia e stomakut dhe kapsllëku - mund të bëhen tani miqtë tuaj më të mirë. Hormoni i shtatzanisë (progesterone) relakson indet e muskujve në të gjithë trupin tënd përfshi dhe traktin gastrointestinal. Ky relaksim së bashku me dyndjen e organeve në barkun tënd, ngadalëson tretjen. Një tretje e ngadaltë mund të shkaktojë gazra dhe djegie stomaku - veçanërisht pas një vakti të madh - dhe mund të kontribuojë mjaft në kapsllëk. 

I gjithë ky presion në sistemin tuaj gastrointestinal mund të shkaktojë dhe përkeqësim të hemorroideve. Enjtja e këtyre enëve të gjakut në zonën rektale është e zakonshme gjatë shtatzanisë dhe zakonisht zgjidhet pas lindjes. Nëse kruarja është e dhimbshme, mund të vendosësh kompresa të ftohta në atë zonë, pasi të jesh konsultuar me mjekun tënd më parë. Shmang të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë gjatë ditës. Për të parandaluar kapsllëkun ajo që mund të bësh është të kesh dietë të pasur me fibra dhe shumë ujë si dhe ushtrime të rregullta. 

Të ndodh të mendosh se çfarë do të ndodhë në punë, ndërsa ti nuk do të jesh, por më shumë kur ti të kthehesh? Ajo që mund të të themi është se bazuar në të dhënat aktuale, punëdhënësi yt do të të jape lejen e kërkuar të shtatzanisë dhe lejen e paslindjes, siç e kërkon edhe ligji. Kjo ndryshon në sektorin publik apo privat. Ti do të vendosësh kur ti ke nevojë të nisësh lejen, në varësi të gjendjes tënde në muajt e fundit të shtatzanisë, së bashku me këshillat e mjekut. Zakonisht gratë shtatzana, nëse gjithçka shkon mirë, mund të vazhdojnë punë deri në muajin e shtatë, por zakonisht jo më gjatë se muaji i tetë i shtatzanisë.

Këshillë

Tani ka ardhur koha të përgatisësh “furnizimet” e para për bebin! Shko për të bërë pazar me një listë në dorë dhe ble të gjitha të nevojshmet, paisjet kozmetike dhe kujdesit personal për beben, siç janë pelenat, pecetat e lagura, pudra e bebes, shampoo antialergjike dhe krem trupi, sapunë antiseptikë si dhe gjëra për ty siç janë peceta higjenike (pasi pas lindjes do të keni rrjedhje si të periodave). Merrni disa peshqirë banjoje, prerës thonjsh, aspirator nazal, termometër për bebe, qetësues e biberona dhe një peshore ta peshosh çdo ditë!

Javë të mbarë… dhe shijo pazaret!

Burimi

http://www.paidorama.com