Skip to main content
40h_evdomada

Java 40

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  51 cm

Pesha e bebes: 3.4 kilogramë

…Java e 40-të dhe keni arritur tani në fund të udhëtimit! Çfarë ndodh? Je në ankth që nuk ke lindur ende? Mos të të zërë paniku, duhet të dish që vetëm 5% e bebeve lindin fiks në kohë. Siç thamë bebi do të vijë kur të dëshirojë ai (nëse nuk ka komplikacione). Do thuash se je lodhur nga pritja dhe po rëndohesh shumë. Të mirëkuptojmë , ke të drejtë. Qetësohu, gjithçka do të marrë rrjedhën e saj për pak! Numërimi ka nisur…

A E DINIT SE?

…humori juaj dhe ngritjet e uljet emocionale që mund të përjetoni pas lindjes mund të jenë për shkak të depresionit pas lindjes? Periudha e parë me beben në shtëpi, përveç gëzimit të madh që sjell, shoqërohet dhe me emocione të paprecedent dhe situata që ju mund t’ju duken të vështira për tu menaxhuar mendërisht. Kjo është një përgjegjësi tejet e madhe dhe po kështu është dhe ankthi nëse çdo gjë do të shkojë mirë. Vëmendja juaj tërhiqet vazhdimisht nga bebja dhe sforcimi për të qenë mirë në gjithçka është stresante për ty… mbyll sytë për pak sekonda, merr  frymë thellë dhe vazhdo. Gjithçka do të shkojë mirë. Dhe nëse ndodh diçka do ta përballosh atë me guxim e dinamizëm, si keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Përqafo partnerin tënd dhe shijo mrekullinë e natyrës që shpaloset përpara syve të tu…!

Le të shkojmë sërish tek… “pritja”! Tani je gati dhe dëshiron të nisësh me procesin. Më poshtë do të gjesh disa mënyra që kanë ndihmuar gratë shtatzana të përshpejtojnë lindjen: 
Marrëdhie seksuale. Semeni përmban prostaglandine dhe një orgazmë mund të “aktivizojë” përveç ndjesive tuaja… edhe kontraksionet! Vaji i kastorit dhe kumbullat. Po ushqime që mund të stimulojnë zorrët mund të ndihmojnë me kontraksionet. Ushqimet pikante. Përgatit disa ushqime pikante dhe nëse e duron djegëset, provo një spec të kuq.

Ecja dhe ushtrimet: provo këtë. Ulu me këmbët kryq në dysheme ose në karrige. Drejto krahët drejt kyçeve të këmbëve. Vendos një dorë në bark dhe një tjetër ne bel. Merr frymë thellë, ndërsa në të njëjtën kohë zgjero barkun. Çliroje frymën në të njëjtën kohë tërhiq kërthizën brenda. Shtype pak dhe qëndro në këtë pozicion. Përsërite disa herë në ditë në intervale të rregullta. Dhe kush e di…ndoshta bebja e merr mesazhin!

Nëse 1-2 javë kalojnë nga data e pritur e lindjes dhe ende bebi nuk ndien nevojën të dalë atëherë doktori do ta marrë përsipër. Ai do të kontrollojë maturimin e cerviksit tënd, pozicionin, sa i butë dhe i hapur është si dhe cilësinë e placentës. Shëndeti i bebes varet nga shëndeti yt. Kështu, nëse ai vendos të nisë me lindjen menjëherë, ai do të provokojë kontraksione artificiale duke ju dhënë ilaçe ( prostaglandina dhe oksitoksina). Në disa raste edhe për më tepër nëse diçka alarmuese lind gjatë egzaminimit, atij do t’i duhet të kryejë prerje cezariane menjëherë. 

Këshillë

Ki parasysh që shtatzania është çështje familiare. Jepi partnerit një shije se çfarë është të jesh shtatzanë, bëje atë të marrë pjesë në përjetimin e saj së bashku. Gratë kanë dhuntinë nga natyra të përceptojnë mrekullinë që ndodh brenda nesh, por burrat do të ndiejnë të qenurit baba pas mbajtjes së bebes në krahë. Ti do të bësh gjithë punën më të vështirë, por edhe ai luan pjesën e vet. Për momentin, atij do t’i duhet të kujdeset për ty, në mëyrë që  të jesh e qetë sa më shumë të jetë e mundur dhe të jesh në gjendje të kryesh detyrën e vështirë që ke tani. Ndaj eksperiencën dhe gëzimin me të! Por kërko edhe për ndihmën e tij sa të ketë mundësi… ai është atje për ty!

Javë të mbarë …dhe paç fat me lindjen!

Burimi

http://www.paidorama.com