Certifikatat tona
Rekomanduar nga Shoqata Helenike e Dermatologjisë Pediatrike.
No 5-6
Babylino Sensitive Swim Pants
Mbrojtje higjienike, për lojë të pafundme edhe në ujë!
Pelenat-tangë (pelenat-kostum banje) Babylino Sensitive janë pranë nevojave të foshnjës, madje edhe kur ajo dëshiron të shijojë çdo moment në ujë ose në rërë, duke i ofruar mbrojtje higjienike shtesë (extra). Vetitë bamirëse të kontaktit të foshnjës me ujin janë të padiskutueshme, pasi noti kontribuon në gjendjen e mirë fizike dhe në zhvillimin e saj. Prandaj, ne kemi dizajnuar me kujdes pelenat e reja të banjës Babylino Sensitive Swim Pants, të cilat i ofrojnë foshnjës mbrojtje higjienike shtesë brenda dhe jashtë ujit!
Siguron elasticitet 360° dhe përqafon në mënyrë unike trupin e foshnjës, duke ofruar liri lëvizjeje brenda dhe jashtë ujit.
Barriera anësore sigurie për mbrojtje shtesë (extra) nga rrjedhjet.
Nuk fryhet kur laget, ndryshe nga pelenat e zakonshme.
Me anë që grisen lehtë për një heqje të shpejtë dhe të lehtë.
Me dizajne moderne të frymëzuara nga natyra!
Me materiale të përzgjedhura me kujdes, miqësore me lëkurën e foshnjës, ato janë ekstra të holla dhe të buta, duke lejuar lëkurën të marrë frymë. Pa lateks, locion, parabene dhe alergjenë të BE-së*. Rekomandohen nga Shoqata Greke e Dermatologjisë Pediatrike. Të testuara dermatologjikisht.
*Pa aroma alergjike të shtuara (sipas Rregullores Evropiane (EC) Nr. 1223/2009).
Të dizajnuara me teknologjinë “all around elastic”, ato ofrojnë elasticitet 360° rreth belit dhe këmbëve, duke përqafuar në mënyrë unike trupin e foshnjës dhe duke e mbajtur pelenën e banjës të qëndrueshme në vendin e saj, pa u varur. Me barriera anësore sigurie, ato ndihmojnë në mbrojtjen nga rrjedhjet brenda në pishinë ose në det, ndërsa hiqen lehtësisht edhe kur janë të lagura, falë anëve speciale që grisen lehtë.
Me celulozë të certifikuar sipas FSC®* që vjen nga pylltaria e qëndrueshme, ku menaxhimi i duhur i pyjeve siguron që vjelja e produkteve të drurit të ruajë biodiversitetin, produktivitetin dhe proceset ekologjike të pyllit.
* E certifikuar dhe e kontrolluar nga një organizëm i jashtëm.
Udhëzues madhësish për të gjetur madhësinë e duhur të pelenës për foshnjën tuaj!