Skip to main content
παχυσαρκία

Obeziteti në fëmijëri: epidemia moderne që mund të parandalohet

Deri pak vite më parë, obeziteti tek fëmijët nuk ka qenë problem në shëndetësinë publike përgjithësisht në Evropë. Në dekadën e fundit, disa organizata kanë matur shkallën e obezitetit tek fëmijët në Greqi. Shoqata Mjekësore Greke për Obezitetin, Departamenti i Shkencës së Ushqimit dhe Dietës në Universitetin Harakopio si dhe Instituti Grek i Ushqimit kanë konkluduar në të njëjtin rezultat: 1 në 4 fëmijë ka peshë të rritur. 

Kur vlerësohen këto rezultate së bashku me efektet anësore në shëndet të peshës së tepërt, ne të rriturit kuptojmë qartë shkallën e problemeve. Studimet tregojnë që një adoleshent obez është në rrezik të lartë për sëmundje kronike, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti tipi 2, lloje të ndryshme të kancerit etj. Në të vërtetë shmangia nga vlerat normale  laboratorike shpesh nis që në fëmijëri. Duket se 7% e fëmijëve kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak.  

Problemi sigurisht  është për shkak të stimulit që fëmija merr dhe lidhjen me dietën e tij. Së pari modeli i prindërve. Zakonisht një prind “mbipeshë” do të ketë një fëmijë mbipeshë. Pastaj vijnë industritë ushqimore, me prodhimin e vazhdueshëm të ushqimeve që janë tërheqëse për shijen e fëmijës, por jo të shëndetshme për  organizmin e tij, reklamat televizive etj.

Adresimi i problemit duhet të fillojë me zbulimin e tij. Shumë prindër nuk e njohin faktin që fëmija e tyre është mbipeshë. Vlerësimi duhet të bëhet me ndihmën e diagramave BMI. Më shumë informacion si dhe diagramat, mund të gjenden në website-n: http://www.cdc.gov/healthyweight/assessing/bmi/childrens_bmi/about_childrens_bmi.html


•    Përpiqu të hani me fëmijën sa më shpesh të jetë e mundur. Kështu, fëmijët tuaj do t’ju shohin të hani varietet ushqimesh siç janë frutat, perimet, drithërat integrale, etj.
•    Mëso fëmijën të dallojë ndjesinë e urisë dhe të hajë vetëm në ato orë specifike. Vendos shembullin pozitiv. Mos hani kur shikoni televizor; mos konsumoni ushqim gjatë ditës thjesht  sepse ‘është aty”.
•    Mos ha derisa të kesh “pastruar” pjatën. Ha derisa të jesh i kënaqur. Nuk duhet të ndiheni sikur po ‘pëlcisni”. Kërkoju fëmijëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe ndalo detyrimin për të pastruar pjatat.
•    Përpiqu të keni fruta të gatshme për tu ngrënë, perime dhe krakera integralë në vende të dukshme të tavolinës, në frigorifer, ose në dollap. Kështu fëmija do t’i marrë dhe do t’i konsumojë vetë.
•    Sigurohu që gjithkush ha mëngjes. Përpiquni të keni të disponueshme opsione të shpejta, siç janë drithërat integrale, kosi, fruta të qëruara, qumësht gjysmë i skremuar dhe lëng frutash të shtrydhur 100% të freskët.
•    WheKur të jetë koha e duhur, lejo fëmijët të konsumojnë gjërat që kanë për zemër. Në të njëjtën kohë, bashkëpuno me ta për të bërë një listë të snakeve të shëndetshëm që mund të mbani në shtëpi. Vendose listën në frigorifer apo diku ku fëmija mund ta shikojë. 

Për fëmijët, pjesë e dietës së tyre është të hanë ëmbëlsira. Është kënaqësi, e cila po të mos përmbushet, mund të shkaktojë dëshirë edhe më të madhe për to. Gjithsesi mbaj mend që ato janë të ëmbla. Ofrojuani fëmijëve më rrallë dhe në sasi të arsyeshme.
Vendos shembullin e mirë vetë. Disa herë trajtimet speciale janë të domosdoshme, por mos shkoni në majë. Sugjerimet e mëposhtme  do t’ju ndihmojnë të zgjidhni sasitë e duhura për fëmijët.

•    Blini paketime të vogla – porcione të biskotave apo frutavetë thata. Nëse nuk gjeni, ndajini vetë me ta në porcione të vogla në qese.
•    Kur hani në një restorant apo tavernë, ndajini të skuqurat, sallamrat apo ëmbëlsirat tek të gjithë pjesëtarët e familjes.
•    Shërbeni pijet freskuese në gota të vogla për fëmijë
•    Bleni akullore dhe vafera në formën e shkopinjve të vegjël.
•    Lëre fëmijën të të shikojë ndërkohë që ndonjëherë konsumon porcione të vogla të gjërave të mira. 
Kryeni aktivitete fizike në rutinën tuaj si kundërpeshë e gjërave të mira dhe të ngrënit të “ tepricave”. Ushtrimi i rregullt fizik kontribuon në formimin e indeve muskulare dhe rritjen e shkallës së metabolizmit. Në këtë mënyrë, kontrolli i peshës bëhet më i lehtë. Për më tepër ushtrimi i rregullt mund të sigurojë shëndet më të mirë, socializim dhe zhvillim normal. Në të vërtetë kur ushtrimet bëhen në familje, mund të sjellin momente të veçanta e të këndshme, pa tensione dhe shqetësime, diçka që është e domosdoshme për prindërit dhe fëmijët.
Së fundmi, qëllimi juaj duhet të jetë të tërheqësh vëmendjen e fëmijës në këtë çështje. Shpesh nuk kërkohet, derisa fëmija ka menduar tashmë rreth saj përpara se ta zbuloni problemin. Në çdo rast, duhet të jeni empatikë, por pa e vënë fëmijën në panik. Informoje fëmijën dhe tregoji që mund të përpiqeni së bashku dhe të bëheni më të mirë. 

Si përmbledhje, hapat që duhet të ndiqni janë si më poshtë:

Nis me kontrollin e vetes. Së pari sigurohu që ju vetë keni nisur të bëni hapa drejt një jetese më të shëndetshme. Fëmijët ju shikojnë ju vazhdimisht. Është e lehtë të tërheqësh vëmendjen e fëmijës në një çështje, nëse ti je shembulli i shkëlqyer.

Diskutoni shumë rreth kësaj teme. Rrini vetëm me fëmijën. Fikni televizorin. Mos u përgjigjni në telefon. Në këte mënyrë do t’i tregoni rëndësinë e temës për të cilën po flisni. Për rezultate edhe më të mira, bëjeni këtë bisedë ndërsa po ecni.

Ndërto mbi veprimet pozitive të fëmijës. Shpërble veprimet e mira të fëmijës, më tepër sesa të fokusoheni në ato negativet. Përgëzoni përzgjedhjet e mira dhe bëni një hap të vogël çdo herë.

Fokusohu në përfitimet aktuale. Përfitimet afatgjata për shëndetin e mirë nuk e joshin fëmijën. Kështu është më mirë t’i referoheni përfitimeve të tjera, siç janë më shumë energji për në shkollë, për sportin dhe lojrat. Këto janë nxitësa të fuqishëm për  mendjen e fëmijës.

Përpiquni të gjithë bashkë. Rezultatet janë më të mira kur familja si një grup po përpiqet të ushqehet si duhet, jini aktivë dhe përfundimisht të përmirësoni shëndetin dhe humorin. Gjatë vakteve në familje, shpërbleni ato që bëjnë përpjekjet maksimale dhe pyet të gjithë për dhënien e ideve për përmirësimin e gjithkujt.

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.