Skip to main content
24ος μήνας ανάπτυξης

Zhvillimi nga muaji 18 në 24

Çfarë mund të bëjë fëmija juaj deri në 24 muaj:

•    Bëhet kurioz për njerëzit dhe gjërat rreth tij dhe eksploron më shumë çdo derë apo dollap të hapur.
•    Imiton dhe dëshiron të ndihet i pavarur. Kopjon çdo ditë gjërat që ju bëni, siç janë larja e dhëmbëve, krehja e flokëve, të veshurit dhe të ngrënët vetë.
•    Pasuron fjalorin me fjalë të tjera. Pas moshës 2 vjeçare, ka mesatarisht fjalor prej 30 deri 50 fjalësh dhe mund të bëjë fjali me dy fjalë.
•    Mund të vendosë njëri mbi tjetrin deri në gjashtë kuba, të hapë derën, të hedhë topin, të vrapojë e të ngjitet.
•    Të ngjitet e të zbresë shkallët duke u mbajtur tek dora e një të rrituri.
•    Tani kupton çfarë i thua dhe mund të ndjekë udhëzime të thjeshta si “më sill trenin e madh”
•    Luan pranë fëmijëve të tjerë, por heziton të luajë me ta (nëse nuk janë më të mëdhenj dhe të përshtatin lojën e tyre me një 2 vjeçar)
•    Është e vështirë t’i thotë mirupafshim njeriut të tij të dashur, psh mamasë kur ajo duhet të ikë për punë.
•    Kupton ndjenjat e të tjerëve dhe ragon.
•    Në këtë moshë mund të nisni të trainoni fëmijën tuaj të përdorë tualetin. Mos u përpiq ta detyrosh, pasi rezultatet mund të jenë krejt të kudërta nga ato të pritshmet.
•    Nuk i ndan lodrat me fëmijë të tjerë.
•    Mund të përdorë lugën, pirunin apo filxhanin.
•    Fle gjatë gjithë natës.
•    Është i lidhur me objekte siç janë lodra që do më shumë, apo jastëku apo çarçafi.
•    Mund të vrapojë pa u rrëzuar kur ndalon apo merr kthesat.
•    Përkul këmbët dhe mund të ngrejë objekte nga dyshemeja pa  u rrëzuar.
•    Mund të ngrejë një karrike të vogël, ta çojë pranë tavolinës dhe të ulet vetë.
•    Merr pjesë në këngë që i di.

Kujdes! Fëmijët janë të ndryshëm e gjithsecili ka ritmin e tij. Stadet e zhvillimit siç përshkruhen janë të bazuara mbi mesataren. Mos u shqetëso nëse fëmija ka devijim nga mesatarja. Gjithsesi, nëse vë re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.



Burimi
http://www.babyzone.gr