Skip to main content
egkimosini_mwro

Po afron koha

Nuk do ta besosh sa shpejt do te kalojë koha dhe momenti i lindjes do te vijë! Shfrytëzo kohën që të ka mbetur në mënyrën më të mirë për të të ndihmuar  për ankthin e momentit të madh. Bëj gjëra që do të të ndihmojnë të shlodhesh, ndihu e bukur dhe e qetë. Duhet të përgatitesh të shkosh në spital dhe për kthimin me beben. Pasja në lëvizje e trupit dhe trurit do të të ndihmojë që jo vetëm të eleminosh stresin e ditës së madhe, por do të të ndihmojë të jesh proaktive për të paktën gjatë ditëve të para të kthimit nga materniteti. 
Po ju japim disa këshilla se si të bësh më të mirën gjatë këtyre ditëve të fundit në shtëpi përpara lindjes dhe të ndihesh gati për ardhjen e bebes.

Përgatit gjëra të vogla

Përderisa dhoma e tij mund  të jetë thuajse gati, është koha të lash e të hekurosësh rrobat, çarçafët dhe peshqirët. Mos harro që ka një gamë të gjerë produktesh, me dizenjo miqësore specifikisht për lëkurën e bebes. Blini pelena dhe peceta të lagura, të cilat do të jenë tani “të rëndësishme”, por mos ble shumë sasi me masën e të sapolindurit. Bebet lindin me pesha të ndryshme dhe ato nuk kanë të njëjtin trup, kështu që madhësia e pelenës mund të ndryshojë shumë shpejt. Mos harxhoni para për diçka që mund të mos përdoret. Kontrollo zierësin, sterilizuesin apo ndonjë paisje tjetër që mund të kesh blerë për tu siguruar që punojnë në kohën që do të të duhet. 

Bëhu gati për maternitetin

Çanta që do të marrësh me vete duhet të përmbajë gjëra që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Mos harro që gjatë qëndrimit në maternitet do të vijnë të të vizitojnë shumë miq e të afërm për të uruar për beben. Gjithashtu e rëndësishme do të ishte të vizitoje spitalin më parë për tu familjarizuar me të, me mjedisin si dhe të shikoje dhe dhomat! Gjej mënyrën më të shpejtë nga shtëpia në spital dhe gjithashtu një alternative për çdo rast. Në këtë pikë  duhet të theksojmë rëndësinë e të paturit të karrikuar të telefonit gjithmonë dhe të gjeni lehtë numrat e mjekëve dhe të spitalit si ti dhe partneri yt.

Përgatit shtëpinë

Ndërsa ditët po afrojnë, hormonet do të të tregojnë që është koha për pastrim gjeneral … dëgjoji ato! Kërko ndihmë dhe pastro plotësisht të gjithë shtëpinë. Ditët e para që do të kthehesh nga spitali ti nuk do të kesh kohë e dëshirë të merresh me gjë tjetër, veç thesarit tënd të vogël … në fakt është mënyra më e mirë ta mirëpresësh në shtëpi. Gjithashtu shko në supermarket dhe përgatit disa gjellë që do t’i vendosësh në frigorifer ose në ngrirje. Gatimi të merr shumë kohë dhe do të ishte më mirë ta shmangie për sa kohë të mundësh, veçanërisht nëse nuk ke ndihmën e gjyshes.

Kujdesu për veten

Nëse mjeku të lejon, telefono një masazhatore në shtëpi dhe zhytu në relaks dhe në stimulimin e sistemit tuaj të qarkullimit. Do të të ndihmojë të ndihesh mirë me trupin dhe do të stimulojë psikologjinë tënde. Bëj manikyr, pedikyr, depilim dhe regullo flokët. Përgatit një banjë shkume me vajra aromatikë dhe tinguj relaksues të muzikës tënde të preferuar. Fli mirë! Duhet të pushosh sa më shumë të jetë e mundur. Fjetja do të të ndihmojë të jesh e qetë për ditën e madhe dhe do të të mungojë më shumë me ardhjen e bebes.

Përgatitu psikologjikisht për të “qenë familje’

Nëse është hera jote e parë ti nuk e di çfarë të presësh nga lindja. Me siguri ke folur tashmë me nëna të tjera që kanë fëmijë apo kanë lexuar për çfarë ndodh gjatë lindjes, por e panjohura gjithmonë shkakton ankth. Përpiqu të vizualizosh kohën e lindjes. Pyet maminë dhe mjekun tënd të të tregojnë çfarë do të ndodhë edhe nëse diçka nuk shkon siç ishte planifikuar, për shembull në vend që të lindësh natyralisht mund t’i nënshtrohesh operacionit cezarian. Përpiqu të jesh sa më e përgatitur të jetë e mundur. Përfytyrimi i procesit do të të ndihmojë të jesh e qetë dhe bashkëpunuese me mjekun për të lindur sa më shpejt dhe pa dhimbje. Përpiqu të imagjinosh momentin që do të marrësh fëmijën tënd për herë të pare në krahë! Nuk është rastësi që të gjitha nënat të thonë se aq sa e vështirë ishte lindja, aq shpejt i kanë harruar të gjitha kur kanë marrë beben në krahë për herë të parë.

Nëse ke një fëmijë tjetër kalo kohë me të. Nëse ta lejon mosha bëje të kuptojë për vëllanë apo motrën e vet se si vëlla apo motër e madhe duhet ta dojë, të kujdeset dhe ta mbrojë motrën apo vëllanë e vogël. Bëjeni të ndiejë që ka rol shumë të rëndësishëm në të gjithë procesin, në mënyrë që të mos ndihet i neglizhuar dhe të gjendet pa pritur në një rol tjetër pasi deri dje ishte protagonist.
Fol me partnerin tënd. Fol me të për frikën gjatë kohës së lindjes. Lëre të të shprehë çfarë ndien dhe çfarë ka frikë. Ndihmoje të kuptojë si të të mbështesë dhe të bëjë të ndihesh më e sigurt për momentin e madh, i cili do të ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë. Mos harro që po bëheni familje tani! Është moment shumë i rëndësishëm për të edhe nëse është vetëm në rolin e vëzhguesit, derisa të vijë momenti që të mbajë në krahë e të përqafojë mrekullinë e tij të vogël!