Skip to main content
ypnos

Gjumi

Gjatë muajve të pare të jetës, bebja do të flejë pjesën më të madhe të ditës. Gjithsesi nga fillimi i muajit të dytë ajo do të nisë të zgjohet për periudha më të gjata gjatë ditës. Vaktet gradualisht do të pakësohen dhe ndoshta do të shmangë edhe vaktin gjatë natës për të fjetur më shumë gjatë natës. 

Edhe kur bebja stabilizon orët e gjumit, ndonjëherë mund të jetë e shqetësuar. Disa bebe në këtë periudhë ngatërrojnë ditën me natën, kështu që flejnë më shumë gjatë ditës.

Për të penguar këtë zakon, ndihmoje të flejë sa më shpejt të jetë e mundur pasi zgjohet gjatë natës. Shmang ndezjen e dritës, të folurit dhe lodrat me të gjatë natës e nëse duhet ta ushqesh apo ta ndërrosh shqetësoje sa më pak të jetë e mundur.
Në sajë të mbushjes speciale pelenat e reja Babylino Sensitive do të përthithin lagështi për shumë orë në mënyrë që bebja të shijojë gjumin pa u shqetësuar.

Nëse ka gjumë të shqetësuar, lejoji të shprehet edhe nëse kjo do të thotë që të qajë për disa minuta. Sigurohu që e qara e sajj nuk është për shkak të urisë apo të dhimbjes.

Me kontributin bujar të pediatrit Mr Michael Sarris.