
Zhvillimi i fëmijës dhe stimujt e komunikimit (12+ muajsh)
Vogëlushi juaj tani po perfeksionon koordinimin e lëvizjeve të tij. Qëndron, zvarritet shpejt ndërsa bën përpjekjet e para për të qëndruar, i ndihmuar nga karrikja, tavolina apo këmba e babit… E shpejt do të jetë në gjendje të ecë. Jepini lodra që mund të përdorë për mbështetje, ndihmojeni të qëndrojë në këmbë dhe inkurajoje të vijë aty ku je ti… Qëndro në distancë të afërt dhe hap krahët për ta nxitur drejt teje… Kush mund të rezistojë tundimit të përqafimit të ngrohtë e të ëmbël të mamasë?
Ka zhvilluar gjithashtu kapacitet të rëndësishëm të të kuptuarit dhe reagon ndaj stimujve. Jepi lodra dhe tregoji si mund t’i vendosi në kuti, jepi letra të shkarravisë, t‘i mbledhi shuk, t’i grisë, folini dhe ndihmojeni të përsëritë çfarë ju thoni… në këtë moshë ata kanë dëshirë të imitojnë atë që bën ti.