Skip to main content

Luani (23/07 - 23/08)

Luani

Është një fëmijë që dëshiron që shumë herët të imponohet me praninë e tij dhe të jete në qendër të vëmendjes. Është kreativ, artist dhe sensual dhe dëshiron të bie në sy, edhe në mënyrën se si vishet. Është krenar dhe i dashur dhe krijon rreth tij grupe që e ndjekin dhe e respektojnë. Moderimi është diçka që duhet të mësohet nga prindërit, por pa e ofenduar. Natyra e tij bujare çon në shpenzime të tepërta dhe përdorimi i kujdesshëm i parave është diçka që duhet t'i mësoni fëmijës tuaj. Fëmijë me vetëbesim, që nuk do ta pranojnë kollaj një vend të dytë. Prandaj, duhet t'u mësoni atyre se edhe disa dështime janë mësime dhe përvoja jetësore. Lajkat dhe diplomacia kanë efekte shumë pozitive sesi një Luan i vogël do të dëgjojë këshillat tuaja.