Skip to main content
Πόσο συχνά πρέπει ένα παιδί να τρώει κόκκινο κρέας;

Sa shpesh duhet të hajë fëmija mish të kuq?

Besimet e konsumatorëve - prindër.

Është perceptim i gjerë që mishi i kuq është më i ushqyeshmi për një fëmijë. Për më tepër është zgjidhja kryesore për parandalimin e anemisë dhe përgjithësisht për trajtimin e niveleve të ulëta të hekurit në gjakun e një fëmije.  

Përbërja e mishit të kuq

Le të nisim ta vëzhgojmë përbërjen e mishit më në detaje. Është sigurisht një burim i mirë i proteinave të vlefshme biologjike. Për më tepër përmban sasi të konsiderueshme të hekurit haem. Me fjalë të tjera, përmban hekur në një formë të tillë që është më e lehtëpër t’u përthithur nga trupi i njeriut. Në të njëjtën kohë përmban sasi të konsiderueshme të kolesterolit dhe acideve yndyrore të saturuara. Kolesteroli mund të konsiderohet si i vlefshëm për trupin e një fëmije deri në një fare mase, por acidet yndyrore të saturuara ndikojnë në funksionet vaskulare dhe kardiake.  

Duke qenë se zakonet më të rëndësishme të të ngrënit vendosen që në fëmijërinë e hershme dhe kur një fëmijë ha mish të kuq, zakonisht edhe prindërit bëjnë të njëjtën gjë, ne dalim në konkluzionin se konsumi i shpeshtë i mishit të kuq është i dëmshëm si për fëmijën dhe për prindërit.

Rekomandime ndërkombëtare

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mishi i kuq duhet të konsumohet deri në 2 herë në muaj ose jo më shumë se një herë në javë. Agjensia e Standarteve Ushqimore në Britani citon se konsumi i  shpeshtë i mishit shoqërohet me rrezik të shtuar të problemeve në zemër dhe kancer të shtyllës kurrizore.

Për plotësimin e nevojave për hekur, edhe pula, edhe peshku gjithashtu përmbajnë hekur haem, por në sasi më të vogla. Ky hekur në kombinim me marrjen e hekurit nga veza dhe bishtajoret mund të plotësojë me lehtësi nevojat e një fëmije. 

Sa shpesh duhet te konsumojë një fëmijë mishin e kuq

Si konkluzion kur dieta javore e një femije përmban 2 vakte peshku, 1 vakt mish pule, 1 vakt bishtajore, 1 vakt makarona dhe një vakt perime të ziera, mishi i kuq mund të përdoret një herë në javë. Gjithsesi, duhet të siguroheni që nuk serviret si plotësues për vaktet e tjera siç mund të jetë makarona me mish të grirë.

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.