Argëtim gjatë rrugës
Kush tha që gjithë argëtimi fillon sapo të arrini në destinacion? Koha në makinë duke udhëtuar drejt destinacionit tuaj mund të jetë një mundësi e shkëlqyer që e gjithë familja të afrohet më shumë. Pavarësisht nëse udhëtimi zgjat nga 5 minuta deri në disa orë, ju mund të shfrytëzoni mënyra argëtuese dhe krijuese për ta kaluar kohën më këndshëm dhe më pak të lodhshme për ju dhe të voglin tuaj.
Muzikë – Këndim
Një aktivitet i preferuar për fëmijët është të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar. Në varësi të moshës së tij, zgjidhni CD me përmbajtje të përshtatshme. Ndërsa i vogli juaj rritet, mund të zgjidhni CD me përmbajtje që ofron jo vetëm argëtim, por edhe njohuri. Duke dëgjuar muzikë, ata mund të mësojnë për ngjyrat, numrat, kafshët, etj.
Kuize dhe lojëra
Për fëmijët më të rritur, lojërat me pyetje, gjëegjëzat me fjalë dhe lojërat e llojit "shiko dhe gjej" mund të jenë shumë argëtuese dhe mund t'i mbajnë ata të angazhuar nga pak minuta deri në disa orë. Lojëra të tilla gjithashtu do t'i ndihmojnë ata të zhvillojnë fjalorin e tyre dhe do t'u prezantojnë njohuri në një mënyrë argëtuese!
Disa ide argëtuese për lojëra:
- Loja me 20 pyetje: Thuajini të voglit tuaj të mendojë një objekt që ndodhet brenda makinës. Bëni 20 pyetje që duhet të marrin si përgjigje një "po" ose "jo" të thjeshtë, derisa ta gjeni objektin. Për ta bërë lojën më të lehtë për një fëmijë më të vogël, vëreni të mendojë për një lodër të preferuar apo edhe për ushqimin e tij të preferuar.
- Vëreni të gjejë fjalë që fillojnë me të njëjtën shkronjë si emri i destinacionit tuaj.
- Shiko dhe gjej makina: Numëroni se sa makina të një ngjyre të caktuar po kalojnë nxitimthi.
CD me përralla
CD-të me përralla janë një mënyrë e lehtë për ta mbajtur të voglin tuaj të angazhuar në makinë. Mund të jetë gjithashtu mënyra më e mirë për t'ju ndihmuar ta vini në gjumë të voglin tuaj, veçanërisht nëse jeni ende milje larg destinacionit tuaj përfundimtar. Ka edhe makina që kanë si funksion izolimin e boksit të përparmë, në mënyrë që përrallat ose muzika të dëgjohen vetëm në pjesën e pasme të makinës. Në këtë mënyrë, ju mund të bëni një bisedë me partnerin ose shoqërinë tuaj, pa e ndërprerë atë nga argëtimi.