Skip to main content
asfaleia-toy-nipiou

Siguria e fëmijës

Tani që fëmija yt po vrapon e po ecën, ka për të zhbiruar gjithë botën. Ti do të jesh gjithmonë në lëvizje! Është shumë e rëndësishme që kur jeni jashtë shtëpisë të siguroheni që mjedisi është i sigurtë për “eksplorimin” e fëmijës.

Në këndet e lojrave

•    Sigurohu që këndi i lojrave ku do të çosh fëmijën të jetë i veshur me materiale të  buta si rërë, zhavorr i hollë apo në rastin më të mirë tartan. Shmang këndet e lojrave që janë të mbuluar me papastërti apo bar, sepse këto materiale forcohen nga përdorimi i shpeshtë dhe mund të jenë shumë të fortë.
•    Sigurohu që të gjitha dadot dhe vidat janë të shtrënguara mirë dhe të gjitha grepat ‘S” janë të mbyllur
•    Kontrollo komfortin e zonës dhe sigurohu që lodrat të jenë të fiksuara mirë në tokë. Kontrollo gjithashtu edhe nëse janë në kushte të mira (psh me ndryshk)
•    Fëmijët e moshës 5-12 vjeç kanë zhvillim të ndryshëm nga parashkollorët. Kontrollo që ka paisje të sigurta të përshtatshme për moshën e fëmijës.( psh për fëmijët e vegjël duhet të ketë lisharës me kangjella nga të gjitha anët)
•    Fëmijët e vegjël kanë shumë gjasa të vriten në fytyrë, pasi nuk kanë zhvilluar ende aftësitë njohëse e motorike për të mbrojtur instiktivisht kokën

Mbrojta nga Dielli

Nga Fondacioni Amerikan i Kancerit në Lëkurë

•    Mbroni fëmijën tuaj sa më shumë të mundni nga rrezet e diellit, veçanërisht në mosha të vogla
•    Përdor mbrojtës me 15 SPF si minimum ose me rekomandimin e dermatologut.
•    Veçanërisht gjatë muajve të verës kur dielli është shumë i fortë , faktori mbrojtës SPF duhet të jetë shumë i lartë.
•    Përdorni kapele dhe syze dielli
•    Përdorni hijen natyrale.

Në rrugë

•    Mëso fëmijën të jetë shumë i kujdesshëm me makinat dhe gjithmonë ta keni në supervizim
•    Gjithmonë ecni me të në trotuar, kur ka një të tillë dhe nuk është i zënë
•    Kur nuk ka trotuar apo është i zënë, ecni në anë të rrugës, me fëmijën përpara jush ose në anën e brendshme (nga trotuari) dhe mbajeni nga dora ose mbajeni në krahë
•    Në rrugët me dy kalime, gjithmonë ecni në drejtimin e kundërt me makinën, në mënyrë që të shikoni makinat që vijnë
•    Gjithmonë përdorni kryqëzimet për këmbësorë për të kaluar rrugën kur semafori është jeshil. Gjithmonë ndaloni kur semafori është i kuq
•    Para se të kaloni rrugën, gjithmonë shikoni majtas e djathtas edhe kur drita e semaforit është jeshile
•    Kur lëvizni në rrugë nuk duhet të besoni shumë tek shoferët, kështu gjithmonë jini të kujdesshëm