
Acarimet nga pelenat
Acarimet nga pelenat nuk kanë gjithmonë të njëjtën formë.
Simptoma të mundshme:
• Zona e pelenës duket e acaruar dhe e skuqur
• Lëkura është pak e enjtur dhe e ngrohtë kur e prek
Acarimet nga pelena mund të jenë të lehta dhe të kufizuara (disa pika të kuqe në një zonë të vogël) ose më të mëdha dhe të zgjeruara (me enjtje që zgjerohen drejt kofshëve dhe barkut).
Është ide e mirë të konsultoheni me pediatrin edhe pse në shumicën e rasteve nuk ka gjë për tu shqetësuar. Trajtimi i acarimeve të lëkurës është pjesë integrale e kujdesit të bebes, veçanërisht gjatë vitit të parë të jetës.
Çfarë i shkaktoi këto acarime?
Acarimet nga pelenat mund të shkaktohen nga çdo gjë, nga ushqimi i ri që ka provuar dhe nga urina. Arsyeja kryesore është:
• Lagështia. Është e rëndësishme që të ndërroni pelenën e bebes rregullisht, në përputhje me udhëzimet e pediatrit dhe menjëherë në rast se bebja del jashtë. Nëse jashtëqitja qëndron për disa minuta në kontakt me lëkurën, janë të gjitha gjasat që të shkaktojë acarime.
• Acarim ose ndjeshmëri ndaj substancave kimike. Acarimet nga pelenat mund të shkaktohen nga fërkimi i pelenës në lëkurë, veçanërisht kur lëkura është e ndjeshme ndaj substancave kimike siç janë aromat që përdoren në disa produkte për bebe, apo në detergjentë për larjen e rrobave. Acarimet mund të shkaktohen edhe nga shampo e trupit, pudra që përdorni e cila nuk përputhet me lëkurën sensitive të bebes. Është e rëndësishme të përdorni produkte sensitive me përbërje të butë dhe dizenjo miqësore. Pelenat Babylino Sensitive janë të vetmet me dizenjo sensitive dhe të vetmet të certifikuara sipas OEKO-TEX®STANDARD 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme. Dizenjuar me materiale të selektuara me kujdes, ato ofrojnë përthithje dhe mbrojtje të certifikuar për lëkurën sensitive të bebeve. Testuar dermatologjikisht.
• Ushqime të reja. Është e zakonshme për fëmijën të ketë acarime nën pelenë kur nis të hajë ushqime të ngurta ose të provojë ushqime të reja (psh kur ha vezë për herë të parë). Këto ndryshime në të ngrënë mund të ndikojnë dhe në përbërjen e jashtëqitjes, ndërsa mund të çojnë dhe në lëvizje të tepërta të legenit. Nëse ushqeni me gji, mund të jetë edhe për shkak të reaksionit të lëkurës së bebes me diçka që ju hëngrët.
• Infeksion. Zona e pelenës është e ngrohtë dhe e lagësht, mjedisi ideal për rritjen e bakterieve dhe të mykut. Për këtë arsye një infeksion bakterial apo fungal mund të zhvillohet lehtë duke shkaktuar skuqje, veçanërisht në palat e lëkurës së bebes. Për më shumë bebet me antibiotikë (ose nënat e tyre që ushqejnë me gji përdorin antibiotikë) ndonjëherë kanë infeksione fungale, pasi antibiotikët reduktojnë numrin e bakterieve të shëndetshme që mbajnë nën kontroll mykun.
Cila është mënyra më e mirë për të përballuar acarimet nga pelena?
Mbani beben të thatë e të pastër duke ndërruar pelenën e tij rregullisht. Gjatë natës, mbani pranë vetes gjithçka që ju duhet për ndërrimin e pelenave dhe ushqimin e bebes. Mund të përdorni peceta të lagura për bebet për pastrimin e zonës delikate (lëvizja duhet të jetë nga para pas dhe pa e përsëritur në të njetën zonë). Tampono në lëkurën e bebes pa e fërkuar! Nëse rekomandohet nga pediatri, në çdo ndërrim të pelenës përdorni krem mbrojtës në lëkurën e bebes, duke formuar një shtresë mbrojtëse që ndihmon në këtë mënyrë mbrojtjen e lëkurës nga urina e jashtëqitjet. Shtrëngo pelenën por jo shumë fort (pas mbërthimit të saj duhet të jeni në gjendje të vendosni dy gishtat tuaj në zonën e mesit mes pelenës dhe trupit të bebes). Kur jua lejon moti dhe fëmija mund të luajë në natyrë apo në një zonë ku nuk ka problem nëse fëmija ndot, lëreni pa pelenë (me krem) për sa shumë të jetë e mundur çdo ditë. Ekspozimi në ajër do të përshpejtojë shërimin. Mund ta vendosni të flejë lakuriq, duke vendosur një çarçaf përthithës për të mbrojtur dyshekun.