
Roli i të dy gjinive
Ndonjëherë edukimi i fëmijëve konsiderohet të jetë përgjegjësi e nënës. “Gruaja është e destinuar të rritë fëmijët” është një shprehje që dominon për shumë vjet në perceptimin e njerëzve dhe është gjithsesi e gabuar. Kontributi i babait në krijimin e fëmijës është po aq i rëndësishëm sa dhe kontributi në edukimin e tij.
Sigurisht që ka diferenca në detyrimet dhe rolin e prindërve, por prezenca e të dyve është gjithashtu e rëndësishme deri në pikën e lejuar çdo herë nga rrethanat.
Mungesa e fëmijës mund të kufizohet në shtëpi, me fjalë të tjera, babai mund të largohet nga shtëpia por jo nga jeta e fëmijës. Meqë reagimi i fëmijëve ndaj divorcit varion sipas moshës dhe backgroundit të tij njohës dhe emocional, është e rëndësishme për të manaxhuar situatën në mënyrë të tillë që të gjejë balancën në plotësimin e nevojave dhe dëshirave tek të gjithë pjesëtarët e familjes. Fakti që mami ka marrë përsipër rritjen e fëmijës nuk do të thotë që roli i saj është i një “vlere më të madhe”, e as që ajo mund të zëvendësojë rolin e babait.
Burimi
http://www.paidorama.com