
Depresioni pas lindjes
Lindja e një fëmije shpesh shoqërohet me shfaqjen e simptomave psikopatologjike tek nëna e tij. Ndryshimi emocional më i zakonshëm (në 50-70 % të grave) është një lloj melankolie me emocione të forta; shpesh pas lindjes së fëmijës nëna shpërthen në lotë (megjithëse kryesisht prej gëzimit), por kjo zhduket pas gjashtë muajve të parë. Gjendja e dytë më e shpeshtë është depresioni paslindjes (postpartum), i cili prek 15-20 % të grave dhe për të cilat ne do të flasim në detaje në këtë artikull, e në fund psikoza e lehonisë, e cila është gjendja më serioze, që prek 3% të grave.
Depresioni pas lindjes është ai që prek nënat rreth tre ditë pas lindjes, ndërsa së fundi termi është zgjeruar për të përfshirë të dy prindërit, pasi pak baballarë manifestojnë të njëjtat simptoma.
Gjithsesi, ne do të fokusohemi në depresionin mendor pas lindjes, pasi pasojat në gjendjen mendore të fëmijës janë më të rëndësishme se çdo depresion që mund të kalojë babai në këtë stad të jetës së fëmijës.
Depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri një vit. Vihet re nga mungesa e kënaqësisë për fëmijën, por dhe zakonisht nga ndjenja të forta faji dhe vënie faji vetes, stres i fortë i shoqëruar me ndjenjë paaftësie, shpesh duke qarë, abstenim nga burimet e zakonshme të kënaqësisë dhe interesit, përfshi seksin, lodhjen mendore dhe dëshirën për të qëndruar në krevat.
Pamja e saj shoqërohet me shumë faktorë.
Ka një faktor biologjik i cili shoqërohet me çrregullimet hormonale që përjeton trupi i gruas gjatë lindjes së fëmijës, veçanërisht me ndryshimet e forta të niveleve të progresteronit. Sigurisht, kjo ndodh në të gjitha gratë, kështu që na duhet të shikojmë dhe faktorë të tjerë psikologjikë që kombinohen me këtë ndryshim biologjik.
Çdo ndryshim në trupin e dikujt e përball personin me probleme narcistike dhe rezultati i këtij takimi varet nga strukturimi i psikikës dhe historisë së saj. Pamjaftueshmëria narcistike ose trauma rëndojnë pasojat e çdo ndryshimi fizik, pasi trupi lidhet pazgjidhshmërisht me konceptin e identitetit dhe personi ndjen që preket gjithë identiteti i tij.
Një arsye tjetër është ndryshimi i madh që ndodh në jetën e dikujt me lindjen e një fëmije. Ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me menaxhimin e punëve në jetën e përditshme, por edhe të identitetit si një e tërë. Gruaja tani merr një rol të ri prindëror, i dalluar veçanërisht për përgjegjësitë e tij të gjera.
Ka shumë raste kur lindja e një fëmije koincidon me një humbje. Fatkeqësisht në këto raste, gëzimi për lindjen e fëmijës do të shoqërohet nga zia për humbjen e dikujt të dashur për ju. Ky kombinim gëzim e mërzitje ndikojnë vendosmërisht në marrëdhënien që krijohet mes nënës dhe fëmijës dhe karakterizon marrëdhëniet e tyre emocionale.
Shkaqe të tjera që duhet të lidhen me ndodhinë e problemeve mendore pas lindjes janë eksperiencat e marrëdhënieve kuptimplota me ata që e rrethojnë gruan, veçanërisht partneri i saj, por edhe eksperienca që gruaja ka patur me nënën e saj. Shanset për depresion të nënës pas lindjes duket të rriten mjaft nëse nëna e saj ka përjetuar gjithashtu të njëjtin problem gjatë lindjes së saj.
Vështirësitë financiare apo dhe vështirësi të tjera janë më pak të rëndësishme, por mund gjithsesi të kontribuojnë në rritjen e dobësive mendore. Duket se edhe gratë që kanë fëmijë në moshë të re janë më të dobëta.
Efektet e depresionit pas lindjes tek fëmijët janë të rëndësishme dhe lenë gjurmë të përhershme në psikikën e tyre.
Marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës në muajt e parë të jetës është simbiotike. Në këtë sens ne kuptojmë së pari që fëmija nuk e shikon ende veten si një individualitet i ndarë. Në anën tjetër nëna (më tepër se çdo i rritur) është në gjendje të kupojë me intuitën e saj nevojat e fëmijës dhe çfarë ai kërkon kur qan. Kështu kjo simbiozë përjetohet njësoj nga të dy (nënë- fëmijë) dhe është e rëndësishme në tre muajt e parë të jetës. Është një marrëdhënie kyç, sepse ndihmon fëmijën të adoptohet me kushtet e reja të ekzistencës jashtë placentës, ku nevojat e tij bazë nuk plotësohen më automatikisht dhe ai duhet të përballet me ndjesinë e privimit shkaktuar nga uria, etja etj.
Depresioni i mëmësisë shkëput së tepërmi këtë perceptim të nënës për fëmijën e saj. Ajo nuk mund ta kuptojë, të ndiejë empati për kuptimin e arsyes së të qarit dhe për këtë shkak nuk mund ta ngushëllojë. Kjo ndjenjë e mosngushëllimit dhe dobësisë absolute mund të shoqërojë të rriturin e nesërm përgjithmonë, edhe nëse ata nuk mund të kuptojnë shkaqet.
Nënat me depresion pas lindjes zakonisht bëjnë atë që duhet të bëjnë, por gjithçka bëhet mekanikisht pa investim emocional.
Kështu ajo do të ushqejë fëmijën e saj, të kujdeset për të, ta pastrojë. Por ka një vakum shumë të madh. Ky vakum depresiv është si një vrimë e madhe e zezë. Vakumi i depresionit është rezultati i një humbjeje të vërtetë apo të imagjinuar. Nëse është e imagjinuar, mund të ndikojë humbjen e moshës vajzërore, identitetin e saj seksual (ndryshimi nga Eva tek ai i Shen Marisë), shkujdesjes së saj, karrierës etj.
Ky vakum transferohet në marrëdhënien mes nënës dhe fëmijës dhe manifestohet si një mungesë që përcakton së tepërmi zhvillimin e tij. Për shembull kur e ushqen, ajo mund ta vendosë fëmijën në gjoks (mirë) ose jo, por mendja e saj do të jetë gjetkë. Kështu qumështi i saj jepet pa u shoqëruar me dashurinë e shoqëruar me vështrimin e saj, prekjen, të folurin apo të kënduarin.
Sot ne dimë rëndësinë e kujdesit, manifestimeve fizike e të përqafimeve në psikikën e fëmijëve. Një nënë që vuan nga depresioni pas lindjes e cila njeh gjendjen e saj mund të përpiqet të mbushë boshllëkun me veprime të sforcuara. Për shembull, ajo mund të mbajë beben në krahë më fort se sa duhet. Gjithsesi bebja është në gjendje të njohë çfarë është e mirë, çka është pak a shumë çfarë ajo dëshiron dhe reagon me forcë, duke rënduar ndjesinë e paplotësisë dhe duke shkuar në një rreth vicioz.
E njëjta gjë ndodh edhe me gjëra të tjera, si ndërrimi i pelenës, larja etj. Një nënë në depresion nuk luan me fëmijën e saj. Ajo nuk i flet e nuk i këndon, nuk i këndon ninulla.
Shikimi i nënës është i rëndësishëm. Bebja kërkon vështrimin e nënës, i cili është pasqyra e tij e parë. Vështrimi i një nëne në depresion është bosh. Ai nuk ofron reflektimin e çmuar që fëmija ka nevojë. Bebeja ndien shqetësim të madh, pasi në realitet përballet me asgjënë.
Për me tëj, funksionet njohëse të tij nuk gjejnë tokë pjellore për tu rritur. Loja, një burim kënaqësie dhe mësimi mungon. Të folurit që siguron kuptimin , mungon gjithashtu në një nivel të lartë. Në anën tjetër vigjilenca e nënës në bërjen kutimplotë të fjalëve të para të bebes, për shembull, nuk funksionon siç duhet, duke çuar në vonesa në të folur. Zhvillimi i mendimit simbolik është rezultati i kontakteve ndërpersonale. Prandaj ka edhe termin Sym- bolik. Nëna duhet ta plotësojë një fjalë të zakonshme apo veprim të fëmijës me një kuptim.
Fatmirësisht, sidoqoftë depresioni pas lindjes nuk zgjat përgjithmonë. Nëna do ta marrë veten dhe marrëdhënia me fëmijën do të përmirësohet më vonë. Por një stad shumë i rëndësishëm në zhvillimin e tij do të mbartë shenjat. Ka shumë mundësi që kjo bebe më vonë të përshkruhet si fëmijë ‘i vështirë”. Shpesh është i mërzitur e tërë inat (inati është një sjellje e shoqëruar me një nevojë primare që nuk i është kthyer). Nuk ngushëllohet lehtë. Shpesh ndihet i dobët. Sistemi i tij i përfaqësimit është shpesh i mangët. Nëse është vajzë, si grua ajo do të mund të përsërisë me fëmijën e saj eksperiencën që ajo ka patur me nënën e saj.
E sigurisht fëmija nuk është përgjegjës për nisjen e ndonjë çrreegullimi mendor. Lindja e fëmijës është thjesht preteksti. Shkaku i vërtetë gjendet në strukturën e personalitetit të dobët të nënës dhe historisë së saj.
Sigurisht, gjithkush mund të ndryshohet përmes terapisë, pavarësisht moshës së nënës, nëse ajo ka dëshirë.
Sigurisht gjithsesi, çdo gjë do të jetë më e lehtë për fëmijën dhe për të gjithë familjen, kur depresioni i paslindjes disgnostikohet dhe trajtohet në kohë. Kështu edhe të tjerët që janë të rëndësishëm për nënën (partneri i saj, prindërit (partneri i saj, prindërit, miqtë) mund ta motivojnë nënën të konsultohet me një specialist të shëndetit mendor. Përfitimet e një ndërhyrjeje të tillë janë të përhershme dhe shijohen nga të gjithë anëtarët e familjes dhe veçanërisht fëmija.
Dimitra Stavrou
Psikologe / Dermaterapiste
Research Associate SEC
SEC - Self Esteem Center
Burimi
http://www.sec-aftoektimisi.gr