Skip to main content
Skip to main content
mitera-aytoektimisi

Nëna e re dhe vetëbesimi

Mosha në të cilën një grua bëhet nënë nuk përbën më vete një parametër që ndikon në vetëbesimin e saj, nëse mëmësia shfaqet nga mosha 20 vjeç e lart dhe deri në të 50-at. Sot, kur shkolla është e detyrueshme deri në moshën 15 vjeç, mund të themi se shfaqja e mëmësisë përpara moshës 20 vjeç mund të shfaqë probleme në vetëbesim, pasi fëmija (nëna e re) mund të ndërpresë ecurinë e saj profesionale dhe studentore, por edhe vetë-individualizimin e saj (rritjen/pjekurinë).

Veçanërisht sot, prindërit e rinj mund të vihen në provë nga vështirësitë ekonomike sa i përket aftësisë së tyre për t'ia dalë mbanë, sidomos nëse kanë krijuar familje herët. Zakonisht, ata kërkojnë ndihmë nga familjet e tyre prindërore dhe kjo shpesh perceptohet nga prindërit e rinj si një regres, një humbje në përpjekjen e tyre për t'u pavarësuar.

Megjithatë, kur shteti nuk ofron struktura mbështetëse për familjen, është logjike që ata të kërkojnë ndihmë nga familja. Në fund të fundit, një fëmijë kërkon një energji të jashtëzakonshme nga kujdestari dhe është mirë që me të të merren më shumë të rritur, për sa kohë ekziston kjo mundësi dhe marrëdhëniet në familje janë të mira.

Një tjetër mungesë e rëndësishme e kujdesit shtetëror, të cilën familja prindërore ose njerëz të tjerë të afërt ftohen ta mbulojnë, është se kur foshnja mbërrin në shtëpi nga materniteti, prindërit e rinj duhet të mësojnë vetë një sërë praktikash të përditshme për kujdesin ndaj foshnjës. Ky është një kujdes i veçantë në këtë rast dhe nëse dikush nuk ka dikë që ta këshillojë, mund të ndihet i paaftë dhe i stresuar.

Gjithashtu, ardhja e një fëmije zakonisht sjell një gëzim të jashtëzakonshëm në familjen e gjerë, mirëpo gjithmonë kur vjen (ose largohet) një anëtar, dinamika ekzistuese e marrëdhënieve ndryshon. Kjo do të thotë se çifti i ri duhet të kalojë përmes një faze përshtatjeje nga marrëdhënia dyshe në atë treshe. Pjekuria psikologjike, vullneti për të pasur fëmijë, ndihma që mund të ketë çifti i ri dhe faktorë të tjerë ndërhyjnë për të përcaktuar nëse ky kalim do të jetë i lumtur apo do të shkaktojë probleme në marrëdhënien e çiftit – probleme që do të cenojnë, qoftë edhe përkohësisht, vetëbesimin e tyre.

Dhimitra Stavru Psikologe / Dramaterapiste Bashkëpunëtore Shkencore SEC

SEC - Self Esteem Center

Burimi
http://www.sec-aftoektimisi.gr